Samsung ka shitur 55 milionë njësi të Galaxy S7 dhe S7 Edge

Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti kompania ka shitur 7.2 milionë njësi të telefonit i cili ka mbushur një vit tashmë.
Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge janë dy prej telefonëve më popullorë në mesin e konsumatorëve. Sipas një raporti të Strategy Analytics, shitjet e kombinuara të dy modeleve kalonin 55 milionë njësi në fund të tremujorit të parë të 2017-s.

Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti kompania ka shitur 7.2 milionë njësi të telefonit i cili ka mbushur një vit tashmë.

Sipas raportit Samsung ka shitur 92.8 milionë pajisje vetëm në tremujorin e parë kur 86% e tyre janë telefonë. E thënë ndryshme Samsung zë 23% të tregut të telefonëve në tremujorin e parë.

Edhe pse shitjet e Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë qenë të lartë, Galaxy S8-ta pritet të lërë gjurmë në historinë e kompanisë. Deri në këto moment S8 dhe S8 Plus kanë dhënë sinjale pozitive se do të jenë akoma edhe më popullor se paraardhësit e tyre.

Tani që kanë filluar shitjet e S8 dhe S8 Plus, pritet edhe rënia e Galaxy S7 dhe S7 Edge. /PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button