Kërcënimet e dhunuesve, MPB mobilizohet (FOTO-GALERI)

Forca  të mëdha policore janë vërejtur sot rreth Parlamentit të Maqedonisë pasi sot në mëngjes protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët udhëhiqen nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, kanë kërcënuar se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, njofton Portalb.mk.

Redaksia jonë ka kërkuar nga MPB qëndrim nëse MPB është e gatshme që të mos përsëritet “e enjtja e përgjakshme” ku u sulmuan deputetë e gazetarë dhe u demolua shtëpia legjislative, megjithatë prej atje ende nuk na kanë dhënë përgjigje.

Më poshtë mund ta shihni foto-galerinë e siguruara nga gazetarja e Portalbit.

18236199_10208862938398088_321210723_o

18236590_10208862938478090_796956721_o

18236623_10208862938358087_1974341264_o

18253969_10208862938478090_796956721_n

18254377_10208862941078155_902393975_n

18254664_10208862938238084_940730033_n

18261263_10208862941158157_893056080_o

18280335_10208862938518091_1019964151_n

 

“Vazhdojmë edhe më tej. Më të fuqishëm, më të bashkuar, më të motivuar në tërë Maqedoninë. Nga kjo betejë largim nuk ka, pasi që nëse atë e humbim, do ta humbim Maqedoninë. Për qytetarët e Maqedonisë ajo nuk është opsion. Kush mendon më ndryshe, le të përpiqet që të na ndalojë. Si gjithnjë… do të humb. Pasi e mira gjithnjë fiton”, kështu thuhet në thirrjen e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” që pas dhunës së shkaktuar nga ana e tyre në natën e 27 prillit, me protestë të vazhdohet sot prej orës 17:00 para Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Për Maqedoni të përbashkët”, e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, gjithashtu bën thirrje që “qytetarët të dalin në rrugë dhe t’u tregohet provokatorëve dhe dhunuesve të Kushtetutës dhe ligjeve se ata nuk janë terroristë”.

“Tregoni se nuk jemi terroristë, tregoni gjithçka që kemi bërë. Tregojeni se në gjenin tuaj nuk ekziston fjala bindje, por fjala i pabindur. Edhe tregoni se frikën që e kanë nga ne është e arsyetueshme. De do të humbin. Pa që të njëjtët patjetër të humbin, që Maqedonia të fitojë”, thuhet në thirrjen e të ashtuquajturës iniciativë që më 27 prill rrahën deputetë, gazetarë, punonjës Kuvendi dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.

Ata gjithashtu thonë se “këtu ka jeton popull krenar, me dinjitet i cili gjithnjë ka luftuar kundër tradhtisë dhe mentalitetin vasal të të dobëtëve, të cilët gjithnjë i ka pasur dhe të njëjtët gjithnjë kanë mbaruar pa fat”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e autoriteteve. Në mesin e tyre janë edhe organizatorët e protestës.

Vetëm pesë prej pesëmbëdhjetë personave të kërkuar për dhunën e së enjtjes në Parlament janë kapur. Policia është duke kërkuar edhe dhjetë të dyshuarit e tjerë që kryesisht janë nga Shkupi. Prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje për personat e dyshuar, duke paralajmëruar më shumë detaje në ditët në vazhdim. Nuk konfirmuan as nuk mohuan informatat se në mesin e të dyshuarve ka edhe policë, respektivisht eprorë të policisë.

Ligji parashohin 3 deri në 5 vjet burg për pjesëmarrësit në turmë që pengojnë punën e policisë, ndërsa për ata që marrin pjesë në turma ku shkaktohen dëme të mëdha dhe rrezikohen edhe jetët e njerëzve, dënimi fillon prej pesë vitesh për pjesëmarrësit dhe dhjetë vjet për organizatorët.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

LEXO: Reagime të ashpra ndaj sulmit ndaj shtëpisë legjislative (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button