fbpx

Ndodhitë në Kuvend, Grubi: Zyra nuk është kryetar, por personi në krye të saj (VIDEO)

“Talat Xhaferi është institucion në vetë. Kryetar është institucioni, nuk është zyra”, kështu ka deklaruar sot në konferencë për shtyp deputeti i BDI-së, Artan Grubi, me rastin e ndodhive të fundit në Kuvend, ku përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së kanë shkuar “uzurpuar” kabinetin e kryesuesit, Trajko Veljanovski, nën arsyetimin se janë “në vizitë pune”, njofton Portalb.mk.

“Sot bashkë me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferin, kemi ardhur në ora 08:30 për të kryer punët tona ditore administrative, me këtë rast kryetari i ri i nënshkroi të gjitha udhëzimet administrative për shërbimet në Kuvend për t’ia mundësuar punën e tij në kabinetin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat janë të dërguara deri te sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, janë të arkivuara me numër të arkivit dhe të protokolluara në përputhje me Rregulloren dhe ligjet. Jemi në pritje të realizimit të asaj urdhërese të kryetarit të ri të Kuvendit për të mundësuar punën normale dhe funksionimin normal të Kuvendit”, tha Grubi.

Ai shtoi se kanë marrë përgjigje nga sekretari i përgjithshëm, i cili kërkoi që vendimi për shpalljen e kryetarit të ri të Kuvendit, të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe më pas, si[ tha ai, ata do të veprojnë në përputhje me kërkesat e kryetarit të ri.

Në lidhje me atë se kur do të thirret seanca e re kuvendore, Grubi tha se “seanca do të thirret atëherë kur do të vlerësojë kryetari i ri Talat Xhaferi”.

Përgjigje identike dha Grubi dha edhe për atë se Talat Xhaferi kur do ta njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se është siguruar shumicë parlamentare për dhënien e smandatit për formimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button