Komuniteti Shqiptaro-Amerikan: Maqedonia mund të ekzistojë vetëm me barazi të plotë të shqiptarëve

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois ndjek me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e tensionuar në Republikën e Maqedonisë si dhe dënojnë ashpër dhunën që ndodhi në Kuvend si dhe gjithashtu e përkrahin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Denojmë dhunën e ushtruar në selinë e Parlamentit të Maqedonisë si shkeljen më flagrante të institucioneve dhe përdhosjen më brutale të demokracisë. Sidomos denojmë ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetit shqiptar Ziadin Sela dhe kërkojmë hetim të plotë dhe dënimin maksimal të gjithë atyre të përfshirë në organizimin dhe përdorimin e dhunës. Përshëndesim zgjedhjen e Talat Xhaferi si kryetar i Parlamentit të R. së Maqedonisë, si një hap i parë drejt zbatimit të platformës së përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare më 7 Janar. Maqedonia mund të ekzistojë dhe shkojë përpara vetëm me barazi të plotë të shqiptarëve si komb shtet- formues. Bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe popullatës shqiptare të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bjenë pre e provokimeve të elementeve keqdashëse, por të jenë të matur dhe të përgatitur për mbrojtjen e të drejtës së tyre. Zijadin Selës i urojmë shërim sa më të shpejtë që të kthehet të vazhdojë realizimin e vizionit të tij të qartë për Shqiptarët në Maqedoni. Ne do të vashdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në bazë të ndryshimeve të rrëthanave do të merren edhe vëndimet e ardheshme”, thuhet në kumtesën e komunitetit Shqiptaro-Amerika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button