Tikveshi i pagoi paratë për rrushin e blerë për vjeljen e fundit

Bodrumi i verës “Tikvesh” sot kumtoi se vreshtarëve tërësisht ua ka paguar mjetet për rrushin e blerë nga vjelja e fundit.

Bashkë me 28 prillin janë paguar gjithsej 263,5 milionë denarë për 17,5 milionë kilogramë rrush të blerë.

“Pagesa e mjeteve për vreshtarët individual përfundoi që në fillim të muajit prill, që është pothuajse një muaj para afatit përfundimtar të përcaktuar me rregullativë ligjore”, thuhet në kumtesë.

Nga “Tikvesh” theksojnë se pagesa e mjeteve për rrushin e blerë nga vjelja në vitin 2016 është zhvilluar në vazhdimësi në afatet e parapara ligjore.

“Me këtë dinamikë dhe në vazhdimësi në pagesën e mjeteve për rrushin e blerë, bodrumi i verës “Tikvesh” u mundësoi partnerëve të vet – vreshtarëve që në kohë t’i kryejnë të gjitha aktivitetet e planifikuara bujqësore në vreshta”, thonë nga kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button