Organizatori i “Për Maqedoni të përbashkët” në koordinim me policinë (FOTO)

“Sulmuesit nuk i njoh, pasi që kanë qenë me maska në kokë, përveç sulmuesit të deputetes, Radmilla Sheqerinska”, kështu deklaroi njëri nga organizatorët e protestuesve të të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” më 29 prill, dy ditë pas dhunës në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Ai nuk ndjen përgjegjësi për dhunën. Edhe pse në inçizime, shihet se si protestuesit e dhunshëm rrahin deputetë e gazetarë dhe  demolojnë  gjithçka rreth tyre, ai tha se  njerëzit e iniciativës që kanë hyrë në Kuvend janë paqedashës dhe nuk kanë dashur të sulmojnë askënd.

Megjithatë, sot gjithandej është shpërndarë një fotografi ku Ilievski bisedon me njësitet speciale në çastet kur turma kishte vërshuar Kuvendin.

18274870_10156436408299466_6343399472392803136_n

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e autoriteteve. Në mesin e tyre janë edhe organizatorët e protestës. Ilievski nuk është person i vetëm që përflitet si pjesë e skenarit për dhunën në Kuvend. Gjatë dhunës në Kuvend, në disa fotografi dhe video të publikuara, qartë shihet se si përfaqësuesit e njësiteve speciale, nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve të cilët janë përkrahës të VMRO-DPMNE-së.

Protesta

Protesta

18119394_1547417311948884_3773046875459016961_n

Protesta VMRO-DPMNE

Për reagimin policor, ka pasur kritika të ashpra nga të gjitha anët. Drejtorii i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, më 20 mars 2017 me rastin e kërcënimeve të protestuesve për dhunë nëse zgjidhet kryetari Kuvendit tha “deputetët do të kenë qasje të papenguar në Kuvend” dhe se “MPB i ndjek të gjitha informatat. Sipas tij, policia i ndërmerr të gjitha planet operative në bazë të informatave dhe vlerësimeve të sigurisë”.

Edhe pse Çavkov deklaroi se deputetët “janë të sigurt”, mbrëmjen e së enjtes ai të njëjtët i tradhëtoi, duke lejuar që Kuvendin ta vërshojnë huliganët me maska në kokë dhe protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, me çka u rrahën dhe u vu në rrezik jeta e deputetëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda.

Ministri i MPB-së ka kërkuar që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ndodhive në Kuvend, pasi që siç tha ai ndjen përgjegjësi morale. Ai tha se “Çavkov, që nga eskalimi i situatës deri në orën 20:00 nuk ia ka hapur telefonin”.

Sipas tij, një pjesë e MPB-së në vend që t’i respektojnë ligjet, kanë vepruar sipas urdhrave të qendrave politike. Nuhiu njoftoi se kontrolli i brendshëm ka filluar dhe do të kërkohet përgjegjësi për të gjitha ata që nuk e kanë kryer punën e tyre.

LEXO: Mitko Çavkov i tradhtoi deputetët (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button