Publikohet video ku ministrja e kulturës Milevska përqafohet me sulmuesin në Kuvend (VIDEO)

Sulmet e 27 prillit në Kuvend dita ditës po nxjerrin në pah bashkëpunimi i pjesëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe policisë me protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët”. Nga një video e publikuar së fundmi shihet qartë se si ministrja e Kulturës së Maqedonisë, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Kançeska Milevska përqafohet me sulmuesin me maskë, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, protestuesit kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Se në shënjestër të tyre ishin vetëm se deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit.

Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.

Pjesë e skenarit  është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e VMRO-së në orkestrimin e dhunës.

Por e paqartë mbetet se nëse pjesë e këtij skenari kanë qenë edhe deputetët e Lëvizjes Besa, pasi siç mund të shihet edhe siç bënë të ditur vetë ata, nga Kuvendi u larguan para sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button