Inter sytë nga Roma, për merkaton

Rezultatet negative të gjashtë ndeshjeve të fundit, duket se kanë përcaktuar përfundimisht të ardhmen e Stefano Piolit, larg pankinës zikaltër, njofton top-channel.

Inter është në kërkim të një trajneri të ri, për t’i besuar projektin e ringritjes së klubit dhe Pioli nuk ka bindur aspak, pasi ka dështuar në të gjitha përballjet me ekipet e mëdha italiane.

Dëshira e “Suning” është Conte ose Simeone, por asnjëri prej tyre nuk duket i gatshëm të vijë në krye të Interit këtë sezon, ndaj sytë janë hedhur nga Luciano Spalleti. Trajneri aktual i Romës është kërkuar nga Inter edhe kur drejtonte Zenitin, por siç raportojnë mediat italiane, palët tani janë më pranë se kurrë.

Gjithsesi, krahas trajnerit, drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë edhe te 2-3 futbollistë të verdhekuqve. Mbrojtësi grek Manolas duket pranë zikaltërve dhe mesfushori holandez Strootman pëlqehet gjithashtu shumë, por ditët e fundit ka dalë në skenë një emër i madh. Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Romës Danielle De Rossin, i cili është duke negociuar rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas, por palët nuk kanë akoma akord për kohëzgjatjen.

Inter duket i gatshëm t’i ofrojë De Rossit një kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, për ta bindur të transferohet në Milano. De Rossi është një emër i madh në futbollin italian e ndërkombëtar dhe Inter shikon te ai, futbollistin e duhur për të sjellë eksperiencë dhe karakter në ekip.

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit, merkato e Serisë A ka filluar të ndizet dhe premton surpriza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button