Dhunuesit e Kuvendit përsëri kërcënojnë

“Vazhdojmë edhe më tej. Më të fuqishëm, më të bashkuar, më të motivuar në tërë Maqedoninë. Nga kjo betejë largim nuk ka, pasi që nëse atë e humbim, do ta humbim Maqedoninë. Për qytetarët e Maqedonisë ajo nuk është opsion. Kush mendon më ndryshe, le të përpiqet që të na ndalojë. Si gjithnjë… do të humb. Pasi e mira gjithnjë fiton”, kështu thuhet në thirrjen e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” që pas dhunës së shkaktuar nga ana e tyre në natën e 27 prillit, me protestë të vazhdohet sot prej orës 17:00 para Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Për Maqedoni të përbashkët”, e cila udhëhiqet nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, gjithashtu bën thirrje që “qytetarët të dalin në rrugë dhe t’u tregohet provokatorëve dhe dhunuesve të Kushtetutës dhe ligjeve se ata nuk janë terroristë”.

“Tregoni se nuk jemi terroristë, tregoni gjithçka që kemi bërë. Tregojeni se në gjenin tuaj nuk ekziston fjala bindje, por fjala i pabindur. Edhe tregoni se frikën që e kanë nga ne është e arsyetueshme. De do të humbin. Pa që të njëjtët patjetër të humbin, që Maqedonia të fitojë”, thuhet në thirrjen e të ashtuquajturës iniciativë që më 27 prill rrahën deputetë, gazetarë, punonjës Kuvendi dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.

Ata gjithashtu thonë se “këtu ka jeton popull krenar, me dinjitet i cili gjithnjë ka luftuar kundër tradhtisë dhe mentalitetin vasal të të dobëtëve, të cilët gjithnjë i ka pasur dhe të njëjtët gjithnjë kanë mbaruar pa fat”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e autoriteteve. Në mesin e tyre janë edhe organizatorët e protestës.

Vetëm pesë prej pesëmbëdhjetë personave të kërkuar për dhunën e së enjtjes në Parlament janë kapur. Policia është duke kërkuar edhe dhjetë të dyshuarit e tjerë që kryesisht janë nga Shkupi. Prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje për personat e dyshuar, duke paralajmëruar më shumë detaje në ditët në vazhdim. Nuk konfirmuan as nuk mohuan informatat se në mesin e të dyshuarve ka edhe policë, respektivisht eprorë të policisë.

Ligji parashohin 3 deri në 5 vjet burg për pjesëmarrësit në turmë që pengojnë punën e policisë, ndërsa për ata që marrin pjesë në turma ku shkaktohen dëme të mëdha dhe rrezikohen edhe jetët e njerëzve, dënimi fillon prej pesë vitesh për pjesëmarrësit dhe dhjetë vjet për organizatorët.

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

LEXO: Reagime të ashpra ndaj sulmit ndaj shtëpisë legjislative (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button