“KS-OKB nuk duhet të reflektojë botën e shekullit të kaluar”

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) nuk duhet të reflektojë botën e shekullit të kaluar, por atë të shekullit 21, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Indisë, në një konferencë të përbashkët për media tha se popujt e këtyre dy shteteve kanë një lidhje të thellë dhe historike.

Duke folur për të kaluarën e marrëdhënieve kulturore mes Turqisë dhe Indisë, Modi tha se “Edhe pse atdheu i Mevlanas (Xhelaledin Rumi) është Turqia, trashëgimia e tij po vazhdon ta pasurojë traditat sufiste”.

Duke vënë në dukje e gjatë takimit me presidentin turk Erdoğan kanë biseduar për çështjet dypalëshe, rajonale dhe ato globale, Modi tha se kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me reformat në strukturën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Modi bëri të ditur me presidentin Erdoğan janë pajtuar lidhur me çështjet se rritja e numrit të anëtarëve të KS-OKB-së do të ndikojë pozitivisht në aftësinë e përfaqësimit të këshillit dhe se kjo do të bëjë atë më të efektshëm dhe më të përgjegjshëm.

“Unë dhe Erdoğan mendojmë se KS-OKB nuk duhet të reflektojë botën e shekullit të kaluar, por atë të shekullit 21”, tha kryeministri Modi.

Duke vënë në dukje se Turqia dhe India janë dy ekonomi të mëdha, Modi tha se “Fuqia e ekonomive tona ofron mundësi për t’i forcuar lidhjet tregtare midis dy vendeve”.Kryeministri i Indisë tha se vëllimi tregtar mes këtyre dy vendeve është rreth 6 miliardë dollarë, por sipas tij kjo nuk reflekton potencialin e vërtetë.

“Kërcënimi nga terrorizmi i cili është në rritje është shqetësim i përbashkët edhe i Turqisë edhe i Indisë. Ne zhvilluam një takim të gjerë lidhur me këtë temë me Erdoğanin dhe shprehëm konsensus për atë se asnjë objektivë apo logjikë nuk mund ta justifikojë terrorizmin”, tha kryeministri Modi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button