LSDM i çon “selam” presidentit Gjorge Ivanov

LSDM përmes një kumtese me shkrim porosit se presidenti Gjorge Ivanov është i obliguar që të veprojë sipas Kushtetutës dhe ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

“Gjorge Ivanov duhet të ndalojë me sjelljen e paarsyeshme dhe të fillojë t’i respektojë obligimet kushtetuese. Shumë shpejt Ivanov do të marrë njoftim me shkrim nga kryetari i ri i Kuvendit, përmes së cilit do të informohet se ka shumicë të formuar parlamentare demokratike dhe legjitime. Nga ai moment, Ivanov duhet të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Theksohet se programi i publikuar i qeverisë së re reformuese e garanton integritetin dhe unitetin e Maqedonisë, me çka hiqen të gjitha arsyetimet për mosdhënien e mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button