Arrestohen 165 persona gjatë protestave të 1 Majit në Stamboll

Gjatë tubimeve të 1 Majit  sot në Stamboll janë arrestuar 165 persona, njoftoi policia.

Shumica e të arrestuarve, rreth 140 persona, kanë planifikuar që të marrin pjesë në një tubim të palejuar nga ana e pozitës, transmton MIA.

Në operacionin e forcave të sigurisë në Stamboll dje dhe sot janë konfiskuar 85 bomba dore artizanale, rreth 100 shishe të mbushura me bojë, të dedikuara për tu përdorur në protesta që nuk janë të lejuara nga pushteti maska dhe materiale të tjera, citohet në njoftimi e policisë.

Prania policore në tërë qytetin ishte e përforcuar, ndërsa në qiell fluturonin helikopterë. Rreth 20.000 policë janë angazhuar për sigurinë në Stamboll.

Me mijëra njerëz ka në Bakërkoj, ku autoritetet lejuan mbajtjen e tubimit me rastin e 1 Majit. Kordon policësh kryejnë kontroll, të pjesëmarrësve. Sipas mediave turke për herë të parë zbatohet një masë e tillë sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button