Arrestimet e para për dhunën në Parlament

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë dhe pengimin e autoriteteve. Në mesin e tyre janë edhe organizatorët e protestës, transmeton DW.

Vetëm pesë prej pesëmbëdhjetë personave të kërkuar për dhunën e së enjtjes në Parlament janë kapur. Policia është duke kërkuar edhe dhjetë të dyshuarit e tjerë që kryesisht janë nga Shkupi. Prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje për personat e dyshuar, duke paralajmëruar më shumë detaje në ditët në vazhdim. Nuk konfirmuan as nuk mohuan informatat se në mesin e të dyshuarve ka edhe policë, respektivisht eprorë të policisë.

Ligji parashohin 3 deri në 5 vjet burg për pjesëmarrësit në turmë që pengojnë punën e policisë, ndërsa për ata që marrin pjesë në turma ku shkaktohen dëme të mëdha dhe rrezikohen edhe jetët e njerëzve, dënimi fillon prej pesë vitesh për pjesëmarrësit dhe dhjetë vjet për organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button