Ivanov ka mbetur para të vetmes alternativë- dorëheqjes!

Parashtrohet pyetja PSE? SEPSE, Gjorgje Ivanov u bë element për stimulimin e ngërçit politik , shpërfaqjen e gjuhës së urejtjes dhe të krizës kushtetuese; SEPSE, do të mbetet i izoluar totalisht nga faktori ndëkombëtarë, SEPSE, Ivanov nuk e njeh zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, ndërkaq do të duhet të dekretoj ligjet që do të sjellen nga kuvendi të firmosura nga kryetari Talat Xhaferi që Ivanov pohon se nuk e njeh si legal dhe legjitim , SEPSE, Ivanov akoma pohon se nuk do tia besoj mandatin përfaqësuesit të shumicës parlamentare për shkaqet politike dhe juridike që vet ai i etabloi si arsye për një veprim të tillë, SEPSE, Ivanov edhe përkundër mosdhënjes së mandatit, qeveria e re do të zgjidhet, dhe vendimin e sjellur për zgjedhjen e qeverisë së re do të jetë i obliguar apo i detyruar që ta dekretojë për shpallje në ,,Gazetën zartare të RM-së, Pra nëse për këto veprime nuk do të jetë i gatshëm Gjorgje Ivanov që të rreflektojë, ky president nuk ka mundësi tjera manovrimi për obstrukcione eventuale, por thjeshtë Ivanov gjendet para të vetmes alternativë- DORËHEQJES! Gjorgje Ivanov ka të ngjarë përfundimisht të braktisë postin e presidentit në gjysmën e parë të muajt Maj.

Me këtë do të mundësohet që kryetari i kuvendit pas marjes së detyrës së presidentit sipas kushtetutës , tia besoj mandatin përfaqësuesit të shumicës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re.

Në këtë rast vendi sipas kushtetutës në afat prej dyzet ditëve do duhej të mbanë zgjedhjet presidenciale të cilat eventualisht do të mund të mbaheshin për shkaqe racionale me zgjedhjet e rregullta lokale . Fundja , Ivanov nuk posedon vyrtyte unifikimi por të animit, madje,nuk ka sens KOHABITACIONI sepse është skajshmërisht një partiak naiv dhe i instrumentalizuar, prandaj DORËHEQJA është alternativa e vetme !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button