Sulmi ndaj liderit z. Ziadin Sela, nuk ndërpret rrugëtimin!

Rrugëtimi i njerëzve të mëdhej drejtë idealeve të mëdha e të sinqerta, ç’do herë ka qenë i vështirë, përplot sfida, me kurthe djallëzore nga armiq e kundërshtarë, por ky rrugëtim gjithnjë ka nxjerrë faqebardhësinë, besnikërinë, përkushtimin dhe çiltërsinë e atij që synim ka të mirën e kolektiviteti përkundër atyre që pikësynim kanë përfitimin personal.

Një rrugëtim të tillë, i vetëdijshëm për gjithçka me çka do të ballafaqohet i përcaktoi vetes lideri i vërtetë i shqiptarëve të këtushëm, Dr. Ziadin Sela. Sulmi i paradokohshëm ndaj liderit, nuk ndërpret rrugëtimin. Ky sulm jep shtytje edhe më të madhe hapave të sigurtë e të drejtë drejt asaj sublimes.

Një energji të re për të vazhduar më tej, ballëhapur e sypatrembur para çfarëdo pengese po qoftë edhe fizike, por kësaj radhe jo më i lënë nën sulmet e atyre që nuk kanë guximin të tregojnë as fytyrën, por nën përkrahjen e tërësishme të të gjithë atyre që bukës i thonë bukë e ujit ujë, këtu e kudo qoftë në trojet etnike të popullit autokton shqiptar. Shërim sa më të shpejtë i nderuar Lider, të na kthehesh më i fuqishëm. Të mirëpret çdo shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button