Skandal: Pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend kërkojnë amnisti nga Ivanovi

Pasi dje 7 persona janë privuar nga liria për shkak dhunës në Kuvend më 27 prill, të pjesëmarrësit e dhunës në Kuvend, mbisundon shqetësimi dhe ndjenja e manipulimit nga ana e politikanëve dhe mentorëve të cilët i kanë nxitur që të mobilizohen dhe “ta mbrojnë shtetin”, thonë për DW në gjuhën maqedonase, burime të partisë VMRO-DPMNE-, njofton Portalb.mk.

Sinjali i parë për shënim ka arritur në rrjetet sociale. Udhëheqësi i organizatës nga Velesi “Andon Llazarov Janev – Qosja”, Goran Angellov dhe ish pjesëtar i njësitit special “Luanët”, kërkoi që presidenti Gjorge ivanov t’i amnistojë të gjithë personat të cilët kanë hyrë në Kuvend “për të parandaluar grusht-shtet”.

“President, ne populli i R. Maqedonisë, kërkojmë që t’i amnistoni dhe lironi nga të gjitha ndjekjet gjyqësore, të gjithë qytetarët patriot dhe atdhedashës të cilët kanë hyrë në Kuvend që të ndalojnë grusht-shtet dhe shkatërrimin e atdheut të tyre Maqedoni”, shkruan Angellov me nënshkrimin “populli juaj’.

Ndryshe, vetëm katër persona të cilët kanë qenë pjesë e dhunuesve në Kuvend më 27 prill janë paraburgosur nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të zgjatë 8 ditë me arsyetimin se kërkesa e Prokurorisë është në procedurë  të shkurtër dhe në këtë rast sipas tyre, nuk mund të shqiptohet paraburgim më i gjatë.

Nga gjithsej 7 personat që janë arrestuar nga policia, njërit i është shqiptuar arrest shtëpiak, ndërkaq dy të tjerëve, masë paraburgimi, gjegjësisht ndalesë për lëshimin e vendit ku jetojnë, por edhe obligim që kohë pas kohe të paraqiten në Gjykatë.

Prokuroria Themelore Publike kërkoi që MPB të arrestojë 15 persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë, gjë që ndalon kryerjen e veprimeve zyrtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button