Telefoni LG G3 vjen këtë verë

Kompania LG ka qëndruar pak e heshtur gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2014. Ka kaluar shumë kohë që ajo nuk ka dhënë ndonjë informacion për telefonin e saj të ardhshëm, i cili me sa duket do të quhet LG G3.

Javën e kaluar kompania konfirmoi lajmin se ky telefon do të ketë ekran 2K. Tashmë janë hedhur fjalët se telefoni i ardhshëm do të vijë këtë verë në ngjyrë ari.

The Verge ka shfaqur një foto ku tregohet kutia e telefonit LG G3 në ngjyrë ari. Fatkeqësisht, pajisja vetë nuk është shfaqur, por The Verge thotë se këtë javë ne mund të shohim ndonjë foto të telefonit LG G3. Pritet që ky telefon të ketë korniza shumë të holla, ashtu si edhe paraardhësi i tij LG G2, si dhe disa butona në pjesën e pasme. Sipas burimeve jozyrtare, thuhet se ky telefon do të dalë në treg gjatë verës, transmeton Tribuna.

Ai do të ketë ekran me rezolucion 1440 x 2560 pikselë (Quad HD), ka gjasa që ky ekran të jetë 5.5 inç.

Siç mund edhe ta dini, telefoni aktual i kompanisë LG, G2, është gjithashtu në ngjyrë ari, përveç modeleve në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe. LG mund të prezantojë zyrtarisht telefonin G3 në muajin maj ose qershor.

Lajme të ngjashme

Back to top button