Aktori Jovanovski para tre muajve thirrte për luftë, tani arsyetohet se nuk ka shkaktuar dhunë në Kuvend

Aktori Vllado Jovanovski arsyetohet në profilin e tij në Facebook se nuk ka lënduar askënd dhe askujt nuk i ka bërë asgjë, ndërsa sa ka qenë në Kuvend askujt nuk i ka shkaktuar lëndime, por i ka ndihmuar të lënduarit dhe u ka dhënë ujë policëve, njofton Portalb.mk.

Ai shkruan se, prej kur u kthye nga fshati Sllepçe,  u ka shokuar kur e ka hapur profilin e tij të facebookut.

“Nejse kur para pak e hapa kompjuterin, ka çfarë të shoh. Tashmë më kanë dënuar “shokët” e fejsbukit. Më dënuan edhe të më djegin nëse mundet, pa dallim se unë nuk i kam bërë askujt asgjë. As nuk kam lënduar askënd as nuk e miratoj dhunën. Nëse është mëkat që të ndihmosh të lënduar ose njeri të kolaboruar nga kaosi i përgjithshëm, në rregull. Edhe nëse është mëkat ajo që në disa raste ju kam dhënë ujë policëve në derë dhe ajo është në rregull. Ose nga ajo që u mundova atje të më dëgjojnë me apel të mos ketë dhunë. Si do që të jetë, vetëm te keqbërësit më gjuajtën, do ju tregoj vetëm të mos më gënjejnë mua, por vetëm ta gënjejnë veten”, shkruan Jovanovski.

Ai është mes personave për të cilat MPB-ja kërkon arrestim për shkak organizimit të protestave dhe sulmit në Kuvend të enjten. Para tre muajve bëri bujë në rrjetet sociale një deklaratë e tij për thirrje për luftë, për të cilën pati reagime të ashpra.

“Luftë të re do t[ ketë, luftë. Sa kushton një kilogram eksploziv plastik në tregun e zi?”, shkruajti Jovanovski

MPB-ja kërkon nga Prokuroria e Shkupit caktimin e paraburgimit ose marrjen e dokumenteve të udhëtimit për katër persona, për të cilët nga MPB-ja thonë se kanë siguruar dëshmi se kanë qenë të organizuar dhe udhëheqësit në Kuvend të enjten. Bëhet fjalë për udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Boris Damovski, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Igor Durllovski, për të cilët MPB-ja kërkon nga Prokuroria Themelore Publike që urgjentisht të thirren në pyetje.

vlado

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button