Hojt Ji përcolli qëndrimin e SHBA-së: Kriza të mbarojë me formimin e Qeverisë

18:00 – Porosia e Hojt Ji

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, pas takimeve me partitë politike parlamentare dhe presidentin Gjorge Ivanov, deklaroi se SHBA nuk sheh ndonjë arsye që shumica e re parlamentare të mos merr shansë për formimin e Qeverisë.

“Besoj se është shumë me rëndësi për liderët politik që të gjejnë zgjidhje për krizën poltiike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeveria dhe program qeveritar. E dimë se ka shqetësime rreth programit qeveritar, por për atë duhet të debatohet dhe të votohet në Kuvend, jo jashtë. Zgjidhja e vetme e krizës është formimi i Qeverisë. Nuk shohim arsye që shumica parlamentare të mos fitojë shansë për formimin e Qeverisë. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.”, tha Hojt Ji.

Ai tha se janë shqetësuar pasi besojnë se është “një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, kuptoeht për shkak të krizë politike e cila po vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë”.

“Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlamend javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra”, tha Ji.

LEXO: Hojt Ji me porosi të qartë: Zgjidhja e vetme për dalje nga kriza, formimi i Qeverisë

16:30 Gruevski – Hojt Ji

Pas takimit, VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski, nuk kanë dhënë informata për takimin.

15:30 Zaev – Hojt Ji

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me nënkryetaren Radmilla Shehqerinska dhe sekretarin e përgjithshëm, Oliver Spasovski, sot janë takuar me zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, në të cilin takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

LEXO: Ja çfarë kanë biseduar Zaev dhe Hojt Ji

Untitled

12:30 – Xhaferi – Hojt Ji

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji është takuar me kryetarin e ri të Parlamentit, Talat Xhaferi. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

LEXO: Ja deklarata e kryeparlamentarit Talat Xhaferi pas takimit me Hojt Ji (VIDEO)

Hojt Ji - Talat Xhaferi
Hojt Ji – Talat Xhaferi

10:30 – Ivanov – Hojt Ji

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji është takuar me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, raporton Portalb.mk. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

LEXO: Ja çfarë është diskutuar në takimin Ivanov – Hojt Ji

Ivanov - Ji

18254096_10208852923587724_1199267277_n

18261120_10208852898347093_1103596170_o

———————————————————————————————————————–

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni, sot duhet t’i vazhdojë takimet me kreun shtetëror dhe me liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament.

Ji duhet të takohet me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas paralajmërimeve të Ambasadës, tema të bisedimeve do të jenë statusi i formimit të qeverisë, marrëdhëniet bilaterale dhe reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik.

Diplomati amerikan dje u takua me liderët e partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e udhëheqësisë partiake të Aleancës së shqiptarëve, Arben Taravari dhe Vesel Mehmedi. Më pas Hot Ji u takua me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, me liderin e BDI- së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakët e tij Teuta Arifi dhe Artan Grubi, si dhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Pas takimit me Ji, Ahmeti deklaroi se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është legjitim dhe për këtë e ka mbështetjen e SHBA-së.

LEXO: Ja çfarë u bisedua në takimet e Hojt Ji me Ahmetin, Kasamin dhe me përfaqësuesit e LR-PDSH-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button