MPB: Kallëzim penal kundër 15 personave për dhunën në Kuvend, pesë janë arrestuar

Njësia për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup deri tek Prokuroria Themelore- Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personave B.M (38) nga Shkupi, D.X (43) nga Prilepi, N.M (34) nga Shkupi, K.Xh (54) nga Shkupi, Gj.B (44) nga Shkupi, D.D (45) nga Shkupi, V.N (45) nga Shkupi, S.P (57) nga Shkupi, A.Z (63) nga Shkupi, nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të pengoj person zyrtarë në detyrën zyrtare”, nga nenin 384 nga Kodi Penal i Maqedonisë, kanë njoftuar nga MPB, përcjell Shenja.

Kundër personave, D.V (36), A.S (39) dhe M.C (39), M.S (47), që të katër nga Shkupi, është ngritur padi penale nën dyshimin se se kanë bërë vepërn penale “Pjesëmarrje në turmë”, nga Neni 385 nga Kodi Penal i Maqedonisë.

Ndërsa kundër personave D.A (62) nga Shkupi dhe I.J (46) nga Kumanova nën dyshimin se kanë bërë dy vepra penale “Pjesëmarrje në turmë që do të pengoj person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 384 nga Kodi Penal i Maqedonisë dhe “Pjesëmarrje në turmë e cila do të bëj vepër penale”, nga neni 385 në Kodi Penal i Maqedonisë.

Në bazë të materialeve të shqyrtuara dhe masave operative të ndërmarra është bërë identifikimi i personave të sipërpërmendur dhe pesë prej tyre janë arrestuar.

Përpos kësaj, thonë nga MPB, përcjell SHENJA, ata deri te Prokuroria Themelore Publike kanë dorëzuar raportim të posaçëm për organizatorët e protestave për veprim të mëtutjeshëm të prokurorisë rreth zbardhjes së plotë të zhvillimeve më 27.04.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button