Kubë, rrezohet aeroplani luftarak, 10 të vdekur

Një aeroplan luftarak është rrëzuar në perëndimin malor të Kubës, duke vrarë të gjithë tetë personat në bord.

Në një komunikatë, ushtria kubane njoftoi se aeroplani dymotorësh “Antonov AN-26” u rrëzua në provincën Artemisa, gjatë një fluturimi prej Playa Baracoa, jashtë kryeqytetit Havana.

Shkaktari i rrëzimit të aeroplanit është i paqartë, ndërsa një hetim ka nisur ndaj incidentit, transmeton RTM2.
Thuhet se lokacioni i aksidentit është Loma de la Pimienta, rreth 80 kilometra në perëndim të Havanës.

“Tetë anëtarët e personelit në bord, përfshirë dhe ekuipazhin vdiqën,” ka thënë ushtria kubane në një komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button