Vëllazërimi me fitore siguroi ekzistencën

Në kuadër të xhiros së 23-t, në Ligën e Dytë futbollistike janë luajtur disa ndeshje, ndërsa skuadra e Vëllazërimit nga Kërçova ka shkëlqyer në takimin ndaj Tikveshit. Futbollistët e udhëhequr nga trajneri Xhengis Rexhepi ishin të pandalshëm dhe nuk njohin humbje tani më shtatë xhiro me radhë. Golin e parë në fitoren 3:0 e shënoi Robert Mitev. Në përfundim të pjesës së parë Mërgim Dani u ndalua në zonën e rreptësisë për të nxjerrë penalti. I saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Kushtrim Ballazhi i cili rriti avantazhin në 2:0. Në pjesën e dytë Mirlind Ibraimi rriti epërsinë në 3:0 në minutën e 70-t.

Kjo fitore i ka dhënë Vëllazërimit qetësi, pasi katër xhiro para përfundimit të kampionatit ka siguruar ekzistencën në kategorinë e dytë. Javën e ardhshme futbollistët e Vëllazërimit do të jenë mysafir të Teteksit, skuadër që tani më do të mendojë për garat në një rang më të ulët. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button