Jankulloska: LSDM-ja dhe partitë shqiptare provokuan dhunën në Kuvend

Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është deklaruar përmes profilit të saj në facebook lidhur me dhunën dhe terrorin në Kuvend, duke fajësuar se provokimet e Lidhjes Socialdemokrate dhe të partive shqiptare shkaktuan revoltë të madhe dhe eskalim të mllefit të qytetarëve.

“Këtë atmosferë disa dhunues e shfrytëzuan për të krijuar kaos dhe për të sulmuar e lënduar deputetë. Ashpër e dënojë dhunën e tyre, por e dënoj edhe dhunën politike të LSDM-së dhe të partive shqiptare, që thonë se kanë zgjedhur kryetar të Kuvendit në kundërshtim me rregulloren dhe në mënyrë jokushtetuese”, ka shkruar Jankullovska.

Ajo thotë se nuk i di se kush janë dhunuesit që lënduan njerëz në Kuvend dhe nëse opozita i di se kush janë, le ti thojë me emër e mbiemër dhe të kërkohet përgjegjësi, ashtu .siç unë kërkojë publikisht përgjegjësi për dhunuesit, pavarësisht se a bëhet fjalë për dhunë fizike apo politike”, theksoi Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button