Ekonomia e Kosovës njihet nga pesë vendet e BE

Pesë vendet e BE-së të cilat nuk e njohin Kosovën politikisht, e njohin në aspektin ekonomik. Janë bërë 9 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe vendin e kanë njohur gjithësej 114 shtete. Ndonëse në këtë numër njohjesh janë disa nga shtetet më të fuqishme të botës që kanë njohur Kosovën e disa nga të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian. Por, janë edhe pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Mirëpo në aspektin ekonomik këto pesë shtete Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duket se e njohin mirë Kosovën, pasi që shkëmbejnë mallra mes vete. E gjithë kjo arrihet përmes MSA-së e cila është një marrëveshje kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës, transmeton Arbresh.info.

Në një përgjigje për portalin Arbresh.info përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se Kosova eksporton dhe importon mallra me këto pesë shtete.

“ MSA është marrëveshje kontraktuale në mes BE-se dhe Kosovës qe nënkupton se Kosova ka shkëmbime tregtare me te gjitha vendet e BE-se duke përfshirë edhe 5 shtetet te cilat nuk e njohin pavarësinë e Republikës se Kosovës. Kosova eksporton dhe importon mallra të ndryshme me vendet e BE-se, kryesisht mallrat si në vijim: domate, ujë natyral, pije freskuese jo-alkoolike, birra, biskota, radiator, mbathje, thasë per ambalazhim me ajër, pjese dekorative per vetura, geomembrana etj.”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas MTI-së një gjë e tillë është një sinjal që në aspektin ekonomik Kosova është pranuar nga këto pesë shtete.

“Shkëmbimet tregtare të Kosovës me pesë vendet e BE-se janë një sinjal qe Kosova është e pranuar nga këto pesë shtete në aspektin ekonomik, gjë që MSA respektohet tërësisht pavarësisht statusit dhe raporteve në aspektin politik me këto pesë vende të BE-së”, thonë në MTI.

Ndërsa profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se është e pamundur këto pesë shtete ta njohin Kosovën përmes MSA-së.

“Fatkeqësisht Kosova është i vetmi vend në historinë e zgjerimit të BE-së që ka bërë një marrëveshje me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së nuk e kanë ratifikuar këtë marrëveshje dhe rrjedhimisht marrëveshja që nuk ratifikohet nga parlamentet respektive të shteteve respektive edhe nuk krijon efekte juridike për atë shtet.”

Sipas tij, kjo ka qenë njëra nga pengesat kryesore pse Kosova nuk e ka bërë MSA-në siç e kanë bërë të gjitha vendet tjera procesin e ratifikimit me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Pikërisht kjo është ajo pengesa juridike, politike në këtë rast për Kosovën që Kosovës subjektiviteti juridik ndërkombëtar i konfektohet nga krejt BE-ja si rezultat i këtyre pesë njohjeve dhe Kosova ende nuk mund ta quaj vetën që ka raporte normale me BE-në”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button