Ja çfarë u bisedua në takimet e Hojt Ji me Ahmetin, Kasamin dhe me përfaqësuesit e LR-PDSH-së

Hojti Ji takoi përfaqësuesit e LR-PDSH-së, Arben Taravarin dhe Vesel Mehmedin

19:30 Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së, Arben Taravari dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Vesel Mehmedi sot zhvilluan takim me zyrtarin e lartë të SHBA-ve,  zëvendës –ndihmës sekretarin amerikan për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji.

“Në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend. Zyrtarët tanë informuan zëvendës ndihmës  sekretarin amerikan Hojt Brajan Ji, edhe për ngjarjet trishtuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LR PDSH-së, Ziadin Sela i cili për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të jetë pjesë e takimit. Diplomati i lartë i SHBA-ve, Hojt J  nga afër u informua për kontributin e Aleancës për Shqiptarët dhe deputetëve të tyre në tejkalimin e situatës politike, si dhe mbështetjen politike të Aleancës për Shqiptarët për debllokimim e Institucioneve e cila rezultojë në zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të R.M si dhe gatishmërinë e Aleancës për Shqiptarët që sa ma parë të formohet  Qeveria e re reformiste e Republikës së Maqdenisë nga shumica e re  Parlamentare”, thonë nga Aleanca e Shqiptarëve.

Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falënderuan rolin diplomatik si dhe kontributin  e vazhdueshëm politik të SHBA-së e cila nëpërmjet Ambasadës së saj si dhe Ambasadorit Amerikan në Shkup Xhes Bejli, për tejkalimin e kësaj situate politike, si dhe stabilizimin politik në interes të sigurisë së qytetarëve të RM dhe instalimit të vlerave demokratike.

Hojti Ji takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin
 17:15 “Republikës së Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë. Sigurisht që kthim pas nuk ka të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e RM-së. Të pranohet ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit të parlamentit të mbështetet edhe nga to forca që kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi si kryetar të Parlamentit, sepse zgjedhja është bë në rrugë ligjore dhe legjitime”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Zёvendёs/ndihmës sekretarin e shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji.

Ahmeti gjithashtu tha se është në komunikim me VMRO-në sepse janë forca politike të një vendi. Ndërkohë i pyetur se nëse Veljanoski thërret vazhdimin e seancës, deputetët e BDI-së do të marrin pjesë apo jo, u shpreh i prerë se Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thirrë seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare, dhe se duhet të pranoj realitetin se tanimë Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit.

Hojti Ji takoi delegacionin e Lëvizjes Besa

16:45 Delegacion i Lëvizjes BESA, i kryesuar nga kryetari, Bilall Kasami, dhe deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli, kanë realizuar takim me z. Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit të SHBA-ve pёr Evropё dhe Euro-Azi.

Ne këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike.

“Përfaqësuesit e Besës e kanë njoftuar zyrtarin e lartë për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në zhbllokimin e këtij ngërçi politik.

Me këtë rast Lëvizje BESA ka theksuar se ajo mbetet e përkushtuar më zgjidhjen e krizës, duke bërë thirrje që të respektohet vullneti i shumicës, që sa më shpejt të vihen në funksion institucionet e shtetit dhe kështu të fillojë realizimi i reformave të domosdoshme që do ta rikthenin vendin në agjendën euro-atlantike”, – thuhet në njoftimin e Lëvizja BESA.

Ndërkaq, ashtu siç njoftojnë nga Ambasada e SHBA-së, nesër do të vazhdojnë takimet me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferin dhe presidentin e shtetit Gjorge Ivanov.

Hojti Ji nis takimet intensive me liderët shqiptar

Update – Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji ka filluar takimet intensive me krerët e partive shqiptare si dhe kreun e ri të parlamentit Talat Xhaferi.

Në fokus të bisedimeve është kriza politike si dhe aktivitetet e shumicës së re për formimin e qeverisë. Ji nesër pritet të takojë presidentin Ivanov si dhe krerët e partive maqedonase, transmeton Alsat M.

Hojt Ji sot në Shkup, takim me të gjithë liderët

Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji sot do të zbresë në Shkup. Edhe pse vizita e tij ishte paralajmëruar për ditën e hënë, diplomati amerikan ka vendosur të ndryshojë agjendën dhe madje ka pasuruar listën e takimeve.

Presidenti Gjorge Ivanov i cili më herët kishte thënë se nuk kishte kohë për të takuar zyrtarin e lartë amerikan, por si duket ka gjetur kohë pasi tashmë edhe ai është shtuar në agjendën e Ji. Gjithashtu siç njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup Ji do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi si dhe liderët e të gjitha partive politike parlamentare respektivisht, Gruevskin, Zaevin, Ahmetin, Kasamin, Memedin dhe Thaçin, transmeton Alsat M.

Në fokus të vizitës së diplomatit amerikan e cila vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve të dhunshme në kuvend do të jenë bisedimet për formimin e qeverisë, marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe integrimet euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ali Ahmeti sote u deshmua se ky eshte ai verteti qe Vmro-se i qendron besnik deri ne vdekje, pas deklarates se dhene!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button