Kryetari i Bullgarisë: Situata në Maqedoni është alarmante, pres ndihmën e BE-së

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev sot bisedoi me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini për situatën e fundit në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Ai ka përshkruar bisedat si të detajuara.

“Kemi biseduar shumë për situatën në Maqedoni. Ajo është alarmante”, është shprehur Radev.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje drejt BE-së që të ndihmojë përmirësimin e dialogut ndërpartiak.

“Më kanë garantuar se çështja e Maqedonisë do të shqyrtohet seriozisht dhe pres që të përkrahet vizioni ynë se BE-ja duhet të ndihmojë të përmirësojë dialogun ndërpartiak dhe ndërinstitucional. Kjo është më e rëndësishme për rruajtjen e sigurisë së rajonit”, tha Radev.

Të gjitha këto ai i tha gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button