Ahmeti: Shqipëria e Madhe, propagandë ruso-serbe

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën “Zëri”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha forcat politike në Maqedoni, jo vetëm ato shqiptare, në mënyrë që të gjitha kontradiktat që ekzistojnë nga hakmarrja të tejkalohen dhe të gjendet gjuhë e përbashkët në dobi të futjes së gjërave në binar dhe zgjidhjes përfundimtare të krizës.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ti je Ai qe ia dhe tere ate komoditet Gruevskit qe te luaj me Shqiptaret….
    Ti je Ai qe i ke ditè planet e Shkieve se cfare e kane ndermend te bejne dhe i le vellezerit e t’u te viktimizohen , ndersa shkiet te satisfaksionohen…
    Ti je nje turp i Shqiptarise qe nuk jetesove njè tè arritur nga lufta , por u ke lane hapesire shkieve qe ne pafundesi te bajne obstuksione dhe terror nda Shqiptarve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button