fbpx

Spasovski: Na kërcënuan se do na masakronin dhe varrosnin

Oliver Spasovski në emisionin 360 ° në Alsat-M, foli rreth asaj që përjetoi mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë. Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen.

“Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski.

Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij, i cili e ka ndjekur atë pasi ka qenë ministër i punëve të brendshme.

Spasovski gjithashtu shtoi se, ka pasur simpatizantë të LSDM-së para selisë të cilët ishin mbledhur dhe kanë qenë të gatshëm për t’i mbrojtur deputetët, por nuk janë lejuar nga udhëheqësit e LSDM-së të intervenojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button