fbpx

JLo mahnit në “Billboard Latin Music Awards” (FOTO)

Një ceremoni çmimesh muzikore, ajo e së enjtes mbrëma e mbajtur në Coral Gables të Floridës, por duket se vëmendjen kryesore e ka tërhequr një person “muy caliente”, përcjell 

Bëhet fjalë për Jennifer Lopezin, e cila duket se i ka ngritur së tepërmi temperaturat edhe kushtet klimatike nuk të ofronin diçka të tillë në orët e mbrëmjes.

Lopez ndërroi dy herë veshje, por fustanet e markës “Julien Macdonald” shfaqnin thuajse tërësisht format e saj të jashtëzakonshme, ku nuk mund të shpëtonte syve të të pranishmëve edhe fundshpina e saj.

Fillimisht ajo mbërriti me një fustan të zi me krahë të gjata, por që linte pa mbuluar pjesën më të madhe të pjesës së sipërme të trupit. Më pas, me fustanin e dytë të krijuar sërish nga dizenjatori uellsian, këtë herë ngjyrë gri, por që kërkonte vërtet guxim për ta veshur. Pa krahë dhe sërish tejet e hapur për publikun.

JLo performoi “single”-in e saj spanjoll, “Mirate”, ndërkohë që përveç vëmendjes, ajo rrëmbeu edhe dy çmime: njëri “artistja më sociale e vitit” dhe tjetri “Telemundo Star Award”.

jlo1

jlo2

jlo3

ljo4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button