BDI dënon dhunën në Kuvend (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi si hap i parë dhe i domosdoshëm për vënien në funkcion të sistemit legjislativ në vend dhe formimin e qeverisë së re reformuese, thuhet në kumtesën e BDI-së.

BDI dënon dhunën e ushtruar mbi deputetët e zgjedhur nga një turmë e shfrenuar dhe shtron pyetjen ku ishin institucionet përkatëse për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, andaj kërkojnë që të merren masat përkatëse kundër të gjithë atyre që dështuan në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare përfshi këtu edhe ata zyrtarë nga rradhët e MPB-së, në zingjirin e komandës që refuzuan urdhërat e ministrit të punëve të mbrendshme.

“Kërkojmë nga të gjitha palët, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të dënojnë zëshëm e pamëdyshje aktet e dhunshme e të përgjakshme në hapësirat e organit më të lartë të pushtetit”, thonë nga BDI.

Njëherit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve dhe veçmas shqiptarëve dhe elektoratit besnik të BDI-së që të jenë të matur dhe të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bëhen pre e këtyre akteve qyqare në parlament.

“Poashtu shprehim indinjatën tonë edhe me veprimet e lexueshme të disa deputetëve që me sjelljen e tyre në stilin, provoko, nxit dhe ik, bën që zhvillimet e mbrëmshme të përshkallzohen edhe më”, thuhet në kumtesë.

Kryesia e BDI-së solidarizohet me të gjithë deputetët që pësuan, veçmas urojmë që Ziadin Sela të rikthehet sa më parë ne jetën parlamentare e politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button