Selmani: lufta nuk përfundon në gjykatë, do të shkojmë edhe në Strasburg

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani ka deklaruar se do të ngritin një procedurë para Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg pasi që Gjykata Kushtetuese ka refuzuar dy kërkesat për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave nga 6 gazetarë dhe të SHGM-së për shkak të largimit me dhunë nga salla e Kuvendit më 24 dhjetor të 2012.

Selami thotë se do të përmbahet ndaj çfarëdo komenti për  këtë vendim sepse ende nuk e ka marr të njëjtin.

“Pasi që ta marrim vendimin do ta shqyrtojmë dhe do të japim përgjigje. Por situata është e qartë dhe ne nuk do të dorëzohemi, ky rast do të shkojë edhe në Strasburg”, deklaroi Selmani.

SHGM dhe avokatët do të presin që të marrin vendimin e gjykatës me arsyetimet dhe ta shqyrtojnë detajisht por sipas tyre është e çuditshme pse nuk i kanë ftuar në seancë.

Lajme të ngjashme

Back to top button