fbpx

Zaev: Dhuna e djeshme, tentativë për vrasje me plan dhe paramendim

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp sot tha se, dhuna mbrëmë ka qenë tentativë për vrasje me plan dhe paramendim, raporton Portalb.mk.

“Unë i njoh. Një pjesë ishin policë dhe një pjesë tjetër ishin banditë. Ata u panë se si janë koordinuar me policinë dhe personat e maskuar”, tha Zaev.

Ai gjithashtu tha se dhuna është e nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët, sipas tyre i godet transferimi i pushtetit.

“Dhuna është rezultat i regjimit. Nuk guxojmë që të biem pre e provokimeve që duan ta izolojnë dhe ta ndajnë Maqedoninë. Dhuna që ndodhi mbrëmë nuk është vlerë demokratike”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ai më tej tha se është bërë hap i madh përpara për proceset demokratike.

“Kemi zgjedhur kryetar të ri të Kuvendit, publikisht e uroj kryetarin e ri, Talat Xhaferin. Në periudhën e ardhshme proceset do të vazhdojnë për formimin e Qeverisë së re reformuese. Dita e djeshme e Kuvendit ishte test për Maqedoninë dhe qytetarët. Duhet të tregojmë në të ardhme se sa jemi të pjekur si qytetarë dhe shtet. Të nderuar qytetarë të jemi të qetë, të gjithë të punësuarit të veprojnë sipas kompetencave ligjore dhe kushtetuese”, tha Zaev.

Ai gjithashtu tha se shumica parlamentare është me qytetarët dhe bashkë me BE-në, SHBA-të, NATO-n dhe tërë ndërkombëtarët.

“Maqedonia shkon përpara, bëhuni pjesë e historisë së Maqdonisë”, tha Zaev.

Ai e hodhi poshtë ftesën e Ivanovit për takim liderësh pasi që sipas tij, edhe ai është pjesë e kësaj dhune.

“Ku ta mbajnë takimin, në Spital me Ziadin Selën? I dimë si janë rrethanat. As nuk mendojmë për një takim liderësh”, tha Zaev.

Zaev ka apeluar deri te institucionet kompetente, gjegjësisht Prokuroria Publike që t’i ndërmerr masat e duhura për zbardhjen e rastit pasi që “dëshmi ka deri në qiell”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button