Fuere: Dhuna në Kuvend është rezultat i Gruevskit

Për situatën e dhunshme në Kuvend ka reaguar edhe ish përfaqësuesi i BE-së, Ervan Fuere, nnjofton Portalb.mk.

Ai në postimin e tij në fejsbuk ka shkruar:

“Shpërthimi i dhunës mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë drejt liderit të opozitës dhe deputetëve tjerë të cilët u sulmuan fizikisht nga turma e pakontrolluar e cila u lejua të hyjë në sallën në të cilën duhet të jetë simbol i demokracisë, është rezultat direkt i sjelljes së ish kryeministri Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij. Kjo nuk është hera e parë që janë gjakosur. Në një kohë më të shkurtër BE të intervenojë që ta garantojë transferimin e qetë të pushtetit të koalicionit të ri qeveritar të propozuar që para dy muajve. Kjo është shpresa e vetme për kthimin e Maqedonisë, vendit kandidat për anëtarësimin në BE, drejt sundimit të së drejtës, dhe të sigurohet se ata që janë përgjegjës për dhunën e kryer gjatë viteve të kaluara do dalin para fytyrës së drejtësisë”, shkruan në fejsbuk Fuere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button