Kuvendi bullgar bëri thirrje në zgjidhje politike të krizës në Maqedoni

Kuvendi popullor i Bullgarisë ka shprehur shqetësim të thellë për shkak të zhvillimit të krizës në Maqedoni.

“Hyrja në ndërtesën e Parlamentit të Maqedonisë dhe sulmi fizik mbi deputetët meritojnë dënim të ashpër”, thuhet në deklaratën, të cilën e ka miratuar Kuvendi i 44-të popullor bullgar”, transmeton BTA.

Dokumenti sot është votuar në seancë plenare dhe i mbështetur unanimisht nga të gjitha grupet parlamentare.

Sipas Parlamentit bullgar, agresioni ndaj përfaqësuesve të popullit është i palejuar, si dhe mbi institucionin e parlamentit dhe demokracinë. Dhuna nuk mund të jetë mjet për zgjidhjen e kontesteve politike.

Parlamenti bullgar ka shprehur mbështetje për unitetit shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button