Avokati i Popullit: Policia e politizuar lejoi dhunën në Kuvend

Avokati i Popullit në mënyrë të ashpër i dënon ngjarjet e mbrëmshme dhe sulmin në Kuvend, dhunën ndaj deputetëve dhe ekipit të gazetarëve, gjithashtu e kritikon MPB-në për veprimin joprofesional, që në vend se ta ndalojë dhunën ata e mundësuan atë, njofton Portalb.mk.

“Aplikimi i standardeve të dyfishta në punën e këtij organi, i konfirmoi konstatimet e Avokatit të Popullit për politizim të thellë të kësaj Ministrie, që është për çfarëdo dhune. Avokati i popullit e kritikon injorimin e shërbimeve të policisë të cilat dukshëm nga inçizimet e mbrëmshme, edhe pse ishin të pranishëm, nuk reaguan dhe e lejuan dhunën, ndërsa gazetarët janë penguar që të kryejnë punën e vet dhe u cenua liria e mediave”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button