Ja çfarë thonë nga LSDM për situatën e mbrëmshme

“Proceset demokratike do të vazhdojnë pas zgjedhjes legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, porositën nga LSDM, njofton Portalb.mk.

“Opinioni vendor dhe ndërkombëtar fort e mbështetën zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu, qartë i dërguan porosi regjimit në rrënje se ky është fundi i tyre, se patjetër duhet të tërhiqet përpara vullnetit të më shumë se 700.000 qytetarëve”, qëndron në deklaratë.

Ata gjithashtu përsëritën se prioritet i lartë për qytetarët dhe për shtetin është që të realizohet deri në fund vullneti i shprehur në zgjedhje përmes transferimit të shpejtë të pushtetit, në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren, dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Nga partia i ftojnë të gjitha institucionet që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtje të interesave shtetërore dhe të qytetarëve.

“Dhuna ndaj përfaqësuesve legjitim të qytetarëve në Kuvend është rezultat i politikave në konflikt, urrejtjes, ndarjeve, nxitjes së trazirave të Nikolla Gruevskit, të mbështetur nga Gjorgje Ivanov dhe nga Trajko Veljanoski dhe kjo nuk guxon të përsëritet. Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës të të gjithë atyre që morën pjesë në dhunën e mbrëmshme në Kuvend, si dhe të gjitha krimet e tjera urdhëruar dhe kryer nga udhëheqja e VMRO-DPMNE-së “, thuhet në deklaratën e  LDSM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button