Mercedes-Benz bën gati Maybach nga S-Class

Kompania prestigjioze Mercedes-Benz ka zgjuar kureshtjen e shumë adhuruesve të kësaj marke, se është duke u bërë gati të prezantojë në nëntor në panairin e veturave në Los Angeles, modelin Maybach nga S-Class.

Gjatë vitit 2012, Maybach ishte shkëputur duke u shitur nëpër botë si markë në vete, por siç duket kësaj radhe do të prezantohet para publikut nën ombrellën e S-Class. Sipas inxhinierëve të Mercedes, kjo veturë do të jetë më e gjatë sesa modeli standard dhe do t’i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejt Bentley dhe Rolls-Royce, të cilët po synojnë të pushtojnë tregun kinez.

Sipas informacioneve më të fundit, bëhet e ditur se Maybach do të përdorë një motor mjaft të fuqishëm të huazuar nga Mercedes S600 apo nga S65 AMG. Por të gjitha ata që dëshirojnë luks shtesë do të duhen të ndajnë plotë një milionë dollarë, pasi në treg do të jetë i disponueshëm versioni me 2+2+2 karrige, të cilin zakonisht e përdorin politikanë të shquar.

Lajme të ngjashme

Back to top button