Protestuesit sulmojnë Ziadin Selën, jashtë rrezikut për jetë

Nga informacionet jozyrtare, Sela nuk është në gjendje kritike.

 

Protestuesit të cilët dhunshëm u futën në hapësirat e Parlamentit krahas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe disa bashkëpartiakëve të tij kanë sulmuar edhe deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nga fotografia e siguruar nga televizioni Alsat, shihet se gjendja e Selës është e rëndë, por nuk ka informacione shtesë, për gjendjen e tij shëndetësore.

I lënduar, sipas koha.mk është edhe Damjan Mançevski dhe disa të tjerë.

Në ndërkohë, persona nga radhët e protestuesve me maska të zeza në kokë vazhdojnë të futen zyrë më zyrë, ndërsa kanë larguar gazetarët nga press qendra e Parlamentit. Kaos i madh vazhdon të ketë në Parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button