Skandal në La Liga, kjo ndeshje e Real Madridit mund të jetë e kurdisur (FOTO)

Real Madrid akuzohet ashpër nga e përditshmja sportive katalane “Sport”.
E përditshmja sportive katalane “Sport” dyshon se ndeshja e xhiros së fundit në La Liga mes Malaga dhe Real Madrid mund të kurdiset.

Kjo, për të favorizuar ekipin madrilen në garë për titull të kampionit, shkruan Lajmi.net.

Trajneri i Malagas, ish futbollist i Real Madridit, Michel ka pranuar se dëshiron që Real Madrid të shpallet kampion.

Andaj, “Sport” shkruan se kjo mund të ndikojë në rezultatin e duelit të skuadrave në xhiron e fundit të La Ligës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button