“Nëse nuk ndërhyjnë BE dhe SHBA, ndikimi rus në Maqedoni do të rritet”

“Nëse BE dhe SHBA nuk ndërmarrin aksion përkatës, ndikimi i Rusisë në Maqedoni do të përforcohet”, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Juronjuz, njofton Portalb.mk.

“Ndikimi i Rusisë tanimë ndjehet, nëpërmjet rritjes së pranisë së personave dhe  nëpërmjet deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, por edhe nëpërmjet aktiviteteve të ambasadës së tyre në vend. Mes qytetarëve është i dukshëm trendi i rënies së mbështetjes për BE-në dhe NATO-n. Përqindja e zvogëlimit të mbështetjes është e vogël, por megjithatë i dukshëm”, deklaroi Zaev.

Zaev vlerëson se interesi rus në Maqedoni është përforcuar menjëherë pas zgjedhjeve.

Ai shton se nëse nuk ndërmerren masa plotësuese në lidhje me interesin e vogël të BE-së dhe SHBA-së në rajon, Federata e Rusisë do të ketë hapësirë më të madhe që t’i fus interesat e saj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki, është me qëndrim të kundërt. Ai i hedh poshtë vlerësimet për ndikimin rus në Maqedoni.

“Është legjitime që Rusia të ketë interesa të tyre. Por kjo mund të thuhet edhe për çdo vend e cila është anëtare e BE-së. Ajo është diçka e pazakonshme për rajonin tonë, ose të themi për vendin kandidat ose kandidat potencial nga shtetet ballkanike”, thotë Poposki.

MPJ ruse disa herë është deklaruar për gjendjen në Maqedoni, gjegjësisht për krizën politike.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe Ministria e tij, hapur qëndron në palën e presidentit, Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE dhe e ka kritikuar LSDM-në dhe partitë shqiptare se “punojnë për federalizimin e shtetit”, qëndrim ky identik me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button