Athauzer: Të formohet qeveria e re, por fillimisht të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Bashkësia ndërkombëtare pas zgjedhjeve pret që të formohet qeveri e cila do t’i kushtohet reformave në procesin e inkuadrimit në BE. Prioritet në euro-integrimet janë reformat, ndërsa për zbatimin e tyre nevojitet qeveri funksionale, theksoi ambasadorja gjermane Kristine Althauzer e cila sot kushte fjalim në Konferencën ndërkombëtare “Praktika të mira në vendet anëtare të BE-së” që u mbajt në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

“Kriza në Maqedoni po zgjat tepër dhe është e thellë. Kaluan katër muaj nga zgjedhjet, madje të gjithë edhe bashkësia ndërkombëtare presin të formohet qeveri, por fillimisht duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Prioritet në procesin e inkuadrimit në BE janë reformat të cilat duhet intensivisht të zbatohen, ndërsa për këtë nevojitet qeveri funksionale. Kjo është ajo që e presim”, porositi ambasadorja Althauzer në pyetjen e gazetarëve.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Arbër Ademi u dakordua se kriza politike po zgjat më shumë se dy vjet që është tepër gjatë, ndërsa tani u shndërrua edhe në krizë institucionale.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë ndikon mbi dinamikën e zbatimit të reformave nga agjenda e BE-së.

“Presim që të gjendet zgjidhje për krizën, për shkak se projektet dhe reformat duhet të realizohen. Kriza politike duhet të zgjidhet, ndërsa institucionet të funksionojnë se nuk ka alternativë tjetër”, theksoi Ademi.

Konferenca ndërkombëtare “Praktika të mira për trajnim në vendet anëtare të BE-së” u organizua në kuadër të tuining projektit “Mbështetje të mëtejshme për përforcim të kapaciteteve për BE-në të Qendrës për trajnime e SÇE-së”. Projekti zbatohet nga Ministria gjermane federale e Ekonomisë dhe Energjetikës, Qendra për trajnime pranë SÇE-së dhe Sektori për financim qendror dhe firmosje të marrëveshjeve pranë Ministrisë së Financave. Vlera e projektit është 250 mijë euro, ndërsa zgjat nëntë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button