PLD: Paratë e popullit përfunduan edhe në deponi

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë (PLD) nëpërmjet një kumtese ka reaguar ndaj harxhimit të  parave të cilat siç thonë “janë harxhuar kot nga ana e VMRO-DPMNE-së me mbjelljen e palmave të cilat përfunduan në deponi”, njofton Portalb.mk.

“Para dy viteve janë mbjellë 1.100 palma, për të cilat kot janë harxhuar 522.000 euro. Këtij harxhimi plus duhet t’i shtohen edhe harxhimet e transportit, mbjelljes, tretmanit për mbrojtje gjatë periudhës së dimrit dhe verës, siç janë furnizimi i plehrave special për palma dhe preparate të tjera të cilat kanë kushtuar shumë. Me këtë, të gjitha harxhimet arrijnë pothuajse 1.000.000 euro, para të popullit. Këto palma nuk janë paralajmëruar në asnjë program parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së. Palmat janë paguar nga Qeveria, të furnizuar nga Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë”, ndërsa të pranuara nga kryetari i qytetit të Shkupit, por edhe nga autoritetet e komunave tjera. Prej dukjes së parë palmat janë vërejtur se janë të gjendje krejtësisht të shkatërruara dhe se shumë shpejtë do të përfundojnë në deponi, ashtu siç ndodh këto ditë. Palmat filluan të thahen prej ditët e para të mbjelljes së tyre, por shumë shpejt u ndërruan me palma të tjera që të mbulohet jo-logjika e projektit. Tash është e qartë se rezervat janë harxhuar dhe se nuk mundet më të zhgënjehet opinioni”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Ndryshe. dje kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, publikoi një fotografi ku shihen palmat e thata, të hedhura në deponi.

LEXO: Zhernovski: Pas fotografisë së gjysmë milion eurove të hedhura ende do të protestoni në mbrojtje të krimit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button