Menduh Thaçi takohet me Nikolla Gruevskin

Sot në Shkup janë takuar kryeministri Gruevski dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, njofton Alsat-M.

Nuk dihet qëllimi i takimit, por mendohet të bëhet fjalë për një llogaridhënie për zgjedhjet e 13 marsit, dhe hartimin e strategjisë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Jozyrtarisht, Portalb mëson se kryetari i PDSH-së, ka kërkuar nga kryeministri të merren përgjegjësi institucionale që mos të përsëriten, sipas tij, shantazhet dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve edhe në zgjedhjet parlamentare. Poashtu, është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ketyre dy partive pas zgjedhjeve paralmentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button