Hoxha: Ali Ahmeti ishte kundër formimit të UÇK

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant “Hoxha”, njëri ndër pjesëtarët e celulave të para të lëvizjes së vitit  2001, i konsideron si të pavërteta pretendimet e BDI-së, për ta paraqitur veten si një subjekt që në vete përmbledh gjithë pjesëtarët e luftërave të fundit.

Kandidati për deputet të njësisë zgjedhore numër 6 i BDI-së, Hazbi Lika, gjatë takimit me banorët e malësisë së Tetovës, ka deklaruar se “tek ne janë atdhetarët e Lëvizjes së ’68 ato të ’81 tek ne janë ushtarët e luftërave të fundit”.

Xhezair Shaqiri, thotë se Ali Ahmeti ka qenë kundër formimit të UÇK-së, në vitin 1999. Komandat Hoxha, dëshiron të kujtojë se si në mbledhjen e pestë të LPK-së, në Prizren gjatë vitit 1999, Ali Ahmeti, thoshte se nuk bën të fillohet lufta në Maqedoni. Hoxha njëkohësisht pyet se sa nga ato shok që ishin nismëtarë të themelimit të UÇK-së janë sot në BDI.

“Abaz Gjuka apo Ali Ahmeti,  ka qenë kundër formimit të UCK-së në Maqedoni më 1999. Më pas kur u formuan strukturat e para të UÇK-së, në Tanush në dhjetorë të vitit 1999, Ali Ahmeti e zbuti qëndrimin e tij”, thotë Xhezair Shaqiri.

Ai thotë se të gjithë bënë gabim që në vitin 2000 për zëdhënës të UÇK-së, e propozuan Ali Ahmetin. 

Komandat Hoxha, thotë se pas lufte Ali Ahmeti nuk bëri asgjë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por tradhtoi edhe komandantët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button