OJQ: Dhuna në Radishan akt barbar, partitë shqiptare të reagojnë!

Shoqatat joqeveritare kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur në Radishan, ku një grup të rinjsh maqedonas sulmuan anëtarët e një famije shqiptare.

Madje, sulmi ka qenë politik, për shkak se agresorët njihen si veprimtarë të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE. 

“Kërkojmë tek organet shtetërore që urgjentisht të marrin masa ndaj huliganëve maqedonas, si dhe ndaj ministres të Punëve të Brendshme, Jankullovska, e cila pa fije turpi e devijoi të vërtetën rreth ngjarjes makabre. Po ashtu u drejtohemi edhe partive shqiptare që të lënë anash fushatën zgjedhore e zënkat mes tyre, dhe bashkarisht të veprojnë në drejtim të sigurimit të drejtave elementare të shqiptarëve të cilët jetojnë në mjedise të përziera, e kurrsesi të mos lejojnë që shqiptarët atje të ndihen të lënë pas dore, pa drejtësi ligjore dhe sëpaku pa mbështetje morale vëllezërore”, ka qenë reagimi zyrtar nga organizata qytetare e “klubit Elita”.

Kjo organizatë u shpreh se është përgjegjësi e partive politike shqiptare, sidomos e BDI-së në pushtet që të sigurojë drejtësi për rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button