Maqedonia, lider për vdekshmërinë e foshnjave

Rritet numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme , ndërsa fatkeqësisht Maqedoni është lider në Evropë për nga numri i vdekjeve të foshnjave. Shkak për këtë është sensibilizimi i dobët i të rinjve me shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv. Organizatat joqeveritare që punojnë në vlerësimin e “Strategjisë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010- 2020” thonë se edhe pas gjashtë viteve nga miratimi i strategjisë, rezultatet janë dëshpëruese, transmeton Alsat M.

Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontracepsioni oral, niveli i informimit tek të rinjtë për shëndetin seksual është shumë i ulët, kem urrejtje, homofibi – deklaroi Drashko Kostovski, HERA.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në konferencë për media ku prezantuan këto rezultate nuk lejuan pyetje nga gazetarët dhe paralajmëruan plan aksioni për zbatimin e Strategjisë për shëndet seksual dhe reproduktiv.

Procesi është në zhvillim e sipër, synimi final është që të realizohet një plan aksioni për shëndetin seksual dhe reproduktiv deri në vitin 2020 dhe kuptohet strategjia të mos harrohet – tha Sanja Sazdovska – përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më të goditur nga mungesa e aktiviteteve për avancimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv janë komunitetet e margjinalizuara. Sektori joqeveritar paralajmëron se problemi mund të jetë edhe më serioz pas qershorit kur përfundojnë aktivitetet e Fondit Global për financimin e aktiviteteve për luftë kundër sidës, malaries dhe tuberkulozit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button