Berliner Cajtung: Maqedonia drejt diktaturës

Në tekst thuhet se që kur VMRO-DPMNE-ja është në pushtet, dyfish është rritur numri i nëpunësve shtetëror. “Nëse secili nga 200 mijë nëpunësit shtetëror sjell (pos votës së tij) vetëm një votë, partia përsëri do të fitojë”.

Me titullin “Demokracia e re në rënie të lirë”, “Berliner Cajtung” publikoi tekst para zgjedhjeve presidenciale, në të cilin thuhet se “e pavërejtur nga opinion ndërkombëtar Maqedonia gjithnjë e më shumë shkon drejt diktaturës”.

Pas dy javës h “përsëri do të zgjidhet Parlamenti i ri, për herë të katërt gjatë tetë viteve”. Por “beteja zgjedhore në kontinuitet nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Ajo më shumë shërben për mobilizim të përhershëm”, thuhet në Berliner Cajtung.

Më tej në tekst thuhet se që kur VMRO-DPMNE-ja është në pushtet, dyfish është rritur numri i nëpunësve shtetëror. “Nëse secili nga 200 mijë nëpunësit shtetëror sjell (pos votës së tij) vetëm një votë, partia përsëri do të fitojë”.

Flitet edhe për parregullsitë që janë vërejtur qysh në zgjedhjet lokale, për “frikësime” e deri në terror: të punësuarit në ndërmarrjet pothuajse të shoqëruar votuan për VMRO-DPMNE-në, pasi paraprakisht ishin vizituar nga funksionarët e tatimit dhe morën kërcënime me largim nëse nuk janë të dëgjueshëm.

Maqedonia përjetoi “kohëra premtuese” kur në vitin 2005 e fitoi statusin kandidat dhe që nga ajo kohë vendi ka ngecur në integrimet euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button