PRSD: Lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Ahmetit

Partia e Re Social Demokrate është e bindur se loja nacionaliste e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së mund të jetë tragjike për Maqedoninë dhe të na kthejë në konfliktin e 2001.

Fjalimet nacionaliste që të dy liderët i plasojnë në fushatën e tyre veç më kanë rezultuar me rrahje dhe dhunë ndërmjet dy bashkësive etnike në vend. 

“Derisa jotoleranca ndëretnike ditë e më shumë po ndizet Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti bashkëpunojnë me çdo kusht për të qëndruar në qeveri”, thonë nga PRSD-ja.

„Ata bëjnë thirrje për mandate maksimale në Kuvend që të mos shantazhohen njëri tjetrit. Për çfarë shantazhimi flet Gruevski. Ai kishte 64 deputet kur i amnistoi rastet e Hagës, kur në komisionet e Kuvendit u vendos dygjuhësia, kur i ndryshoi emrat e shumë shkollave në heronj kombëtarë dhe të UÇK-së”, thonë nga PRSD.

Lajme të ngjashme

Back to top button