Gjykata Supreme edhe sot pa vendim për “bombat”

Siç u paralajmërua sot, Gjykata Supreme ka mbajtur mbledhjen e përgjithshme me dy orë debat se a duhet “bombat” të përdoren si dëshmi në gjykatë dhe se a mund Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë së lëndëve të Prokurorisë Speciale publike. Por mbledhja është ndërprerë, njofton Portalb.mk.

Nga gjykata njoftojnë se debati ende është i hapur dhe se mbledhja vazhdon nesër.

Nga Supremja nuk tregojnë se a është ndërprerë mbledhja për shkak të mungesës së kuorumit të votimit por se tregojnë se referatet e kryetarit Jovo Vangellovski do të shqyrtohen nesër.

LEXO: Vangellovski e ndërron Nedellkovën, shkak angazhimi i djalit të saj në PSP

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button