Vangellovski e ndërron Nedellkovën, shkak angazhimi i djalit të saj në PSP

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, kohës së fundit e ka ndërruar gjykatësen Lidija Nedellkova nga dy lëndë të cilat kanë arritur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP). Nga Gjykata Supreme e konfirmojnë informatën, ndërsa siç mëson Fokus, shkaku i ndërrmit ka qenë djali i saj se gjoja se ka qenë i angazhuar në PSP, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Nedellkova tha se ajo nuk ka qenë e informuar për ndërrimin.

“Për herë të parë dëgjoj se jam ndërruar nga veprimi i ndonjë lënde, ndërsa madje nga 30 marsi i këtij viti edhe fizikisht më janë marrë të gjitha lëndët penale, veçanërisht ata të PSP-së dhe më parë. Çfarëdo vendimi që është sjellë, unë e para duhet ta di, ndërsa në çdo rast i njëjti është joligjor, nga një shkak i thjeshtë ligjor që nuk mund të jem ndërruar në lëndë në të cilat nuk veproj dhe nga shkaqe të spineve. Ndërsa assesi nuk mund të marrë vendim për “të përgjithshmen” dhe para se gjithash ndërrimin e gjykatëses”, deklaroi gjykatësja Nedellkova.

Nga PSP janë përgjigjur se djali i Nedellkovës nuk është i punësuar në këtë Prokurori, pa shpjeguar se a ka qenë i angazhuar në ndonjë mënyrë tjetër.

Nedellkova, para më pak se një muaji është hequr edhe nga Këshilli penal i Gjykatës Supreme, prej kur deklaroi se prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski nuk mund të paraqes kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan, sepse lënda është në kompetencat e PSP-së. Me ndryshime të orarit vjetor, të bërë nga kryetari Vangellovski, ajo nga Departamenti Penal, u zhvendos në Departamentin e Praktikës Gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button